Liverpooli dhe Chelsea kanë barazuar 1 me 1 në derbin e zhvilluar të xhiros së 13-të të Premierligës.
Trajneri gjerman i Liverpoolit, Jurgen Klopp befasoi me formacionin e tij pasi kishte lënë në bankë dyshen Saido Mane dhe Robert Firmino duke startuar me Sturrigde dhe Ox-Chamberlain, shkruan arbresh.info.
Antonio Conte kishte bërë vetëm dy ndryshime në formacionin e tij duke startuar me Drinkwater, Kante dhe Bakoyako në mesfushë ndërsa Fabregas në bankën rezerv.
Pjesa e parë ishte e zbehur me raste për shënim pasi të dy skuadrat kishin vendosur mbrojtje të forta dhe përfundoi me rezultatin 0 me 0.
Në pjesën e dytë vendasit filluan më furishëm duke sulmuar vazhdimisht skuadrën kampione.
Ishte minuta e 50 kur sulmuesi anglez Sturridge rrezikoi portën e Courtois por portieri belg ishte në vendin e duhur duke ia mohuar golin.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 65-të kur pas një aksioni jo shumë premtues, Liverpooli kaloi në epërsi.
Golin e shënoi sulmuesin në top formë, Mohamed Salah.
Salah nuk e festoi golin në shenjë respektin për klubin londinez, pasi në kaluarën ishte pjesë e tyre.
Pas këtij goli trajneri italian Conte, reagoi duke e inkuadruar në lojë mesfushorin kreativ spanjoll Cesc Fabregas në vend të Drinkwater në minutën e 74.
Ndërsa në minutën e 83 inkuadroi brazilianin Willian në vend të Zapacosttas.
Ky zëvendësim doli të jetë i qëlluar pasi braziliani Willian shënoi një supergol për ta barazuar rezultatin në 1 me 1. Me këtë rezultat u mbyll takimi.
Liverpooli pas këtij barazimi renditet në pozitën e katërt me 24 pikë ndërsa Chelsea në të tretën me 26 pikë. /arbresh.info/
https://streamable.com/t404q
https://www.youtube.com/watch?v=3WrMCnO6D_U
Gjermani, arrestohet amerikani që spiunonte për llogari të K...
Gjermania e arreston një amerikan nën akuza për spiunazh
Republikanët sigurojnë shumicën në Senat për herë të parë pa...
Hoxha takon komisionin përzgjedhës të cilët shkruan dhe komp...
LDK dërgon në Kushtetuese ndryshimet në Ligjin për Zyrtarët ...
Ambasadori australian fshin mesazhet kundër Trumpit