Egjipt, sulmuesit në xhami kanë mbartur flamurin e ISIS-it

20:07 | 25 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Zyrtarët egjiptianë që janë duke hetuar masakrën e adhuruesve në një xhami në Sinai, kanë deklaruar se sulmuesit po mbanin flamurin e Shtetit Islamik.

Të paktën 305 njerëz kanë humbur jetën gjatë sulmit, i cili është kryer gjatë namazit të së premtes, transmeton portali arbresh.info

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë asnjë grup.

Prokurori publik në Egjipt ka theksuar se në vendngjarje kanë marrë pjesë deri në 30 sulmues.

Presidenti Abdul Fattah al-Sisi është zotuar të përgjigjet me “forcën më të madhe”, ndërsa ushtria egjiptiane ka deklaruar se ka kryer sulme ajrore mbi objektivat “terroriste”.

Forcat e sigurisë egjiptiane për vite me rradhë janë duke luftuar një kryengritje islamike në Gadishulliun Sinai dhe me militantët e lidhur me të ashtuquajturit Shtetin Islamik.

Sulmi i të premtes në qytetin Bir al-Abed është vendi më vdekjeprurës në kujtesën e fundit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme