Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka dënuar sulmin në Egjipt, ku mbetën të vdekur 305 persona, përfshirë 25 fëmijë, ndërsa të plagosur 128 persona të tjerë.
Përmes një postimi në Facebook , Sefaj ka thënë se Kosova është renditur me kohë në luftën e pa kompromis kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, në mes të tjerash ai i shprehu ngushëllime familjarëve të viktimave në këtë sulm.
“Në këtë ditë të vështirë për popullin egjiptan, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave të këtij sulmi, ndërkaq shpresoj që të lënduarit që pësuan nga ky sulm, t’i kthenen sa më shpejt normalitetit”, ka shkruar ai.
Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të tij:
Kosova është renditur me kohë në mesin e shteteve në luftë të pakompromis kundër terrorizmit e ekstremizmit të dhunshëm.
Sulmi terrorist i ndërmarrë ndaj një xhamie në Sinai të Egjiptit, si pasojë e të cilit u vranë qindra njerëz të pafajshëm dhe u plagosën dhjetëra të tjerë, na bën edhe më të përkushtuar në luftën tonë kundër terrorizmit.
Në këtë ditë të vështirë për popullin egjiptan, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave të këtij sulmi, ndërkaq shpresoj që të lënduarit që pësuan nga ky sulm, t’i kthenen sa më shpejt normalitetit./arbresh.info
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër