Gratë që përjetojnë situata të vështira dhe stresuese kanë më shumë gjasa që të kthehen në obeze në krahasim me gratë e tjera, deklaron hulumtimi i fundit i shoqatës amerikane të zemrës për vitin 2017.
Përfaqësuesit e Qendrës për Studimin e Sëmundjeve dhe Sëmundjeve Kardiovaskulare në Universitetin e Kalifornisë qe kane bere studimin u shpreh se këto janë hulumtimet e para që vërtetojnë lidhjen midis mbipeshës dhe stresit.
Ne studim shpjegohet se stresi ndikon në sjelljen dhe në aktivitetin Neuro-hormonal, çka sjell dhe rritje të prodhimit të kortizolit që lidhet direkt me shtimin e peshës.
Studimi mori në hulumtim rreth 22 mijë gra të moshës së mesme dhe të tretë të cilat u ndan në dy grupe stresi, të humbjes së një fëmije dhe grupi i femrave qe përjetonin strese të vazhdueshme nga situata të ndryshme si humbja e punës, shqetësime në familje.
Dhe në fund të hulumtimit u vërejt se në të dyja grupet stresi rriti riskun për tu bërë obez me 36%, dhe sa më shumë të rritesh niveli i stresit aq më shumë rritej risku, transmeton syri.net.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...