Google ADS

Nga viti i ardhshëm do të ketë naftë të gjelbër në Maqedoni

19:11 | 25 Nëntor 2017
Arbresh.info

Janë bërë të gjitha analizat e mundshme për futjen e “naftës së gjelbër” në bujqësi.

Fillimi i masës planifikohet për vitin 2018, tha sot ministri Bujqësisë, Pyjeve dhe Ekonomizimit të Ujërave Lupço Nikollovski.

“Të gjitha analizat që duhet të bëhen janë bërë në këto disa muaj. Ministria e ka krijuar edhe nafën e gjelbër, si dhe heqjen e tatimit personal deri në një milionë denarë përmes sistemit të ri të Drejtorisë së të Ardhurave Publike, që do të përcaktohet në disa nga ditët e ardhshme. Këto janë vetëm disa nga përfitimet dhe nga premtimet e inkuadruara në programin e qeverisë së re reformuese dhe demokratike”, theksoi Nikollovski duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas nënshkrimit të marrëveshjeve për përkrahjen e bujqve të rinj në MBPE-së.

Sipas tij, këto masa janë në interes të bujqve dhe do të implementohen javën e kaluar. Nafta e gjelbër, nënvizoi ministri, nënkupton prodhim më të lirë dhe edhe një përfitim për të gjithë bujqit./Express

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme