Miriam Cani dhe Alban Skenderaj kanë një dhuratë për adhuruesit e tyre

18:56 | 25 Nëntor 2017
Arbresh.info

Ata janë një ndër çiftet më të dashura të estradës shqiptare.

Që të dy merren me muzikë, por që deri më tani nuk kanë publikuar ndonjë projekt muzikor së bashku, shkruan arbresh.info.

Por sot Miriam Cani ka dhënë lajmin e shumë pritur nga adhuruesit  e saj dhe të Alban Skenderajt. Dyshja do të publikojnë projektin e tyre më të ri.

E data e publikimit është shumë  e veçantë, 28 nëntori apo Dita e Flamurit do të jetë dita kur Albani dhe Miriami do të publikojnë projektin e ri.

Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja në Instagram.

“Te Marten, me 28 Nentor me tinguj e fjale zemre vjen “DHURATA” jone per ju”, kishte shkruar Miriam mbi fotografinë./arbresh.info/

https://www.instagram.com/p/Bb7JJWIlU5U/?hl=en&taken-by=miriamcani

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme