Google ADS

Cristiano Ronaldo shpëton Realin ndaj Malagas

18:10 | 25 Nëntor 2017
Arbresh Info

Cristiano Ronaldo i ka siguruar tri pikë të plota ‘Los Blancos’ në takimin si nikoqir ndaj Malagas.

Real Madridi ka fituar me rezultat të ngushtë 3 me 2 në ndeshjen e xhiros së 13-të të zhvilluar në kuadër të La Ligas ndaj Malagas, shkruan portali arbresh.info.

Sulmuesi Karim Benzema dërgoi në epërsi kampionin e Spanjës në minutën e 9′ të ndeshjes duke realizuar me kokë. Por, mysafirët barazuan shifrat në minutën e 18 përmes sulmuesi Diego Rolan.

Sidoqoftë, skuadra e Zinedine Zidanes riktheu epërsinë në minutën e 21′ të ndeshjes në Bernabeu duke shënuar përmes Casemiros, i cili realizoi me kokë pas asistimit nga Toni Kroos.

Në pjesën e dytë të ndeshjes kur po zhvillohej minuta e 58′, Malaga u riktheu në lojë sërish. Mesfushori qendror Chory Castro realizoi super gol nga distanca duke befasuar portierin Kiko Casilla.

Real Madridi siguroi tri pikë të plota pas golit nga Cristiano Ronaldo në minutën e 76′ edhe pse fillimisht gaboi në përballjen direkte nga penalltia me portierin e Malags – Roberton, duke shënuar golin e dytë këtë sezon në La Liga.

Kampioni i Evropës dhe Spanjës tani ka 27 pikë në pozitën e tretë në tabelë, shtatë më pak se Barcelona para ndeshjes së gjigantit katalunas të dielën./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme