20 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në Greqi

17:58 | 25 Nëntor 2017
Arbresh.info

Një shqiptar ka humbur jetën tragjikisht sot në Greqi, pasi është aksidentuar për vdekje.

Ngjarja ka ndodhur sot në orën 3 të mëngjesit në Selanik, pasi 20 vjeçari shqiptar ka humbur drejtimin e mjetit dhe është përplasur me një makinë të parkuar.

Aksidenti ndodhi në kilometrin e 6, afër plazhit të Dionisiou.

Policia po heton për shkaqet e sakta të aksidentit./syri.net

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme