Monica Bellucci gjithmonë ka ditur të tërheqë vëmendje me dukjen e saj, qoftë në rolet filmike, pjesëmarrjet në evenimentet e ndryshme apo gjatë pozimeve për sesione fotografike.
Ndërkaq, edhe në moshën 53 vjeçare, atë vazhdon ta shoqërojë epiteti i njërës prej femrave më të bukura në botë.
Aktorja e famshme italiane e ka risjellë në rrjetet sociale një fotografi të realizuar para 30 vitesh.
Asokohe, ajo kishte pozuar për ballinën e revistës Elle, ndërsa edhe tani ka arritur në qendër të vëmendjes mediatike.
Fotografinë e realizuar në vitet e nëntëdhjeta nga Fabrizio Ferri, aktorja e ka emëruar si retrospektivë.
“Retrospektivë: Fotografi nga Fabrizio Ferri në fund të viteve të nëntëdhjeta, për 30-vjetorin e ballinës së Elle Italia, sapo ka dalë këtë javë”, ka shkruar aktorja në përshkrim.
Ajo kishte pozuar edhe në vitin 2011 për revistën Elle, ndërsa përkundër se kanë kaluar vitet, shumë pak ndryshime vërehen në dukjen e saj.
Për më shumë, Monica pohon se nuk kujdeset për ushqimin dhe nuk ushtron rregullisht, dhe se për dukjen e mirë më së shumti rëndësi ka vetëbesimi. /Telegrafi
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...