Google ADS

A janë liruar nga paraburgimi tre deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje?

16:20 | 25 Nëntor 2017
Arbresh.info

Gjatë ditës së djeshmi u arrestuan tre deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi dhe Albulena Haxhiut ju caktua masa prej një muaji paraburgim, shkruan arbresh.info.

Mirëpo sot qarkulluan lajme se këta deputetë janë liruar nga paraburgimi, edhe pse ende nuk ka ndonjë vendim zyrtarë të publikuar.

Ndërsa avokati Tomë Gashi në një prononcim për arbresh.info ka thënë se ekziston mundësia e lirimit të deputetëve nga Gjykata e apelit.

“Ekziston mundësia e lirimit të deputetëve nga Gjykata e Apelit, mirëpo  duhet të presim nëse do të realizohet kjo mundësi sot”, ka thënë Gashi./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme