Këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj po i hedh poshtë pretendimet e ministrit të jashtëm serb Ivica Dacic, i cili tha se shumë shtete po e shqyrtojnë tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Madje krejt këto, ai po i quan çmenduri të ministrit serb. Zyrtari i MPJ-së, paralajmëroi se shumë shpejt vendit do t’i shtohen njohje të reja. Por, së fundmi, Dacic, tha se edhe Surinami e kishte tërhequr njohjen ndaj Kosovës, derisa zyrtarët qeveritarë mohojnë të kenë pranuar ndonjë i informatë nga ky shtet.
I zëshëm është bërë prapë, ministri i Punëve të Jashtme Ivica Dacici kur bëhet fjalë për njohjet që deri më tani i ka siguruar Kosova, e që numri i tyre shkon në 114. E nisi me shtetin e Surinamit, duke thënë se ky shtet e ka revokuar vendimin e mëparshëm në njohjen e Kosovës, për të vazhduar edhe sot me deklarata të ngjashme.
“Shumë shtete po shqyrtojnë tërheqjen e njohjes për Kosovën Unë kam biseduar me ministrat e vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën dhe ata vazhdojnë të qëndrojnë në pozicionin e njëjtë. Fola edhe me ministrat e vendeve që e kanë njohur, dhe ata po shqyrtojnë vendimet e tyre”, u shpreh Dacici për një media serbe.
Megjithëkëtë, këshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj, duke i komentuar këto deklarata, tha për Express se Dacic është mësuar në humbjen e betejave dhe se procesi i shtetndërtimit të Kosovës është i pakthyeshëm.
“Dacici është mësuar me humb beteja dhe luftëra në raport me Kosovën. Republika e Kosovës nuk varet nga deklaratat e Dacicit dhe as nga çmenduritë e tij. Procesi i forcimit dhe konsolidimit te shtetit tone është i pakthyeshëm”, u shpreh ai.
Zyrtari i MPJ-së paralajmëroi se shumë shpejtë Kosovës do t’i shtohen edhe njohje të reja dhe se në këtë drejtim, është duke u bërë një punë e jashtëzakonshme.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, kohë më parë tha se shteti i Surinamit që e ka njohur Kosovën në korrik të vitit 2016, e ka tërhequr njohjen.
Nga ana tjetër ende nuk dihet nëse vërtet ka një vendim të tillë nga ky shtet, apo bëhet fjalë vetëm për propagandë nga ana e Serbisë. Deri më tani Kosova nuk ka marrë informacion zyrtare nga Surniami.
Daçiq ka thënë se ka marrë njoftim nga Ministria e Jashtme e Surinamit rreth këtij vendimi pas bisedimeve të gjata me këtë shtet.
“Nota për tërheqjen e vendimit ka ardhur më 30 tetor. Ky vendim tregon se duhet këmbëngulje, biseda me të gjithë nëse mendojmë se Kosova është interes nacional i yni”, kishte thënë Daçiq.
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...