Montella kërkon fitore ndaj Torinos

14:56 | 25 Nëntor 2017
Arbresh.info

Milani nuk po arrin thuajse asnjëherë të bëjë dy fitore radhazi.

Skuadra kuq e zi së fundmi ka pësuar humbje ndaj Napolit 2-1, ku i ka vështirësuar vetës punët për një pozitë që i dërgon në Ligën e Kampionëve.

Aktualisht ‘Rossonerët’ janë 11 pikë mbrapa vendit të katërt që e zë Roma por që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella ka deklaruar se ndaj Torinos duhet luftuar për fitore.

“Pasi siguruam kualifikimin në Ligën e Evropës, tani mund të përqendrohemi vetëm te kampionati”.

“Duhet të rikthehemi te fitoret, pasi nuk kemi më asnjë alibi. Besoj te skuadra, që ka treguar një nivel në rritje loje, nga ndeshja në ndeshje, ndërsa tani ka ardhur koha që të grumbullojmë edhe pikë”, u shpreh Montella.

Në fund Montella ka folur edhe për kapitenin Bonucci i cili bëri një autogol ndaj Austrisë së Vjenës.

Ndaj austriakëve ka bërë një punë të shkëlqyer në fazën defensive dhe në orientimin e repartit. I vetmi gabim ishte ai i autogolit, ku në fakt rrëshqiti dhe nuk mundi të largojë topin”.

“Gjithsesi, nëse arrijmë t fitojmë 5-1 më pas, do të thotë që të gjithë kanë meritat e tyre. Bonucci është një prej mbrojtësve më të mirë në qarkullim dhe jemi të lumtur që e kemi në ekip”, përfundoi Montella.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme