Hamza: Bartës i rritjes ekonomike të jetë sektori privat

14:20 | 25 Nëntor 2017
Arbresh.info

Ministri i Financave, Bedri Hamza në takimin që është duke mbajtur me përfaqësuesit e Bizneseve takim ky i organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, ka thënë se Ministria e Financave, në planin e saj të punës nuk ka parapa asnjë tatim dhe taksë të re për bizneset. Kjo pasi që sipas tij që të krijohet një ambient më i mirë i të bërit biznes në mënyrë që këto të fundit të zhvillohen, shkruan arbresh.info.

“Në planin tonë të punës MF nuk ka parapa asnjë taksë asnjë tatim të ri, nuk kemi parapa barra të reja tatimore për bizneset dhe kjo që të krijohet ambient që ju të rriteni dhe të zhvilloheni”, ka thënë ai.

Sipas tij, gjëja e parë që duhet të bëhet është përkrahja dhe krijimi i kushteve për bizneset në vend.

“E para të krijojmë përkrahje dhe kushte për juve që jeni në Kosovë. Nëse ne juve nuk ju respektojmë, nuk ju krijojmë kushte është vështirë më i sjellë të tjerët, pra invetsitorët e huaj”, ka thënë ai.

Ministri Hamza ka prezantuar edhe punën tre mujore prej marrjes së mandatit të kësaj ministre  duke thënë se në të njëjtën kohë është dashur të bëhej procesi i rishikimit të buxhetit për vitin 2017 e po ashtu edhe për buxhetin e vitit të ardhshëm.

Ai ka treguar para përfaqësuesve të biznesit edhe punën që kanë bërë rreth projektbuxhetit për vitin 2018.

“Janë 687 milionë euro për investime kapitale dhe këto do ta prodhojnë efektin e vet dhe do të ndikojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës. Prioritet i kemi dhënë sektorit të rendit dhe të ligjit. Kemi reflektua rritjen e buxhetit edhe për Këshillin Gjyqësor edhe atë Prokurorial, po ashtu kemi rrit edhe numrin e të punësuarve pra do të jenë edhe 690 pozita. I kemi dhënë prioritet edhe sektorit të arsimit, 26 për qind ka rritje buxheti në raport me atë të vitit aktual. Sektori i shëndetësie të gjithë e dimë që kemi gjendje të keqe është rrit buxheti për 22 për qind”, ka shtuar Hamza.

Sipas ministrit Hamza, sektori privat duhet të jetë bartësi i rritjes ekonomike.

“Fokusi jonë është që bartës i rritjes ekonomike të jetë sektori privat. Duhet të krijohen kushte për sektorin privat. Kemi garantua te Fondi për Rritjen e Kredive. Ky fond t’i garantoj gjeneratat e reja, e po ashtu edhe për gratë në biznes. Do të mbuloj një pjesë të madhe të riskut të kredive”, ka thënë ministri Hamza./arbresh.info.

Të ngjashme