Google ADS

Mbledhja e qeverive Shqipëri-Kosovë, do të firmosen 4 marrëveshje

14:15 | 25 Nëntor 2017
Arbresh.info

Dy qeveritë, të Shqipërisë dhe të Kosovës do të mblidhen në Korçë, në kuadër dhe të festave të nëntorit, ku do të firmosen katër marrëveshje.
Sipas agjendës, mbledhja e qeverisë do të nisë në orën 16.00 të së hënës së 27 nëntorit, në Shtëpinë e Falmurit, dhe në orën 17.00 do të bëhet nënshkrimi i marrëveshjeve ndërqeveritare.

Rreth orës 17.30 është parashikuar një konferencë e përbashkët për shtyp e dy kryeministrave, Edi Rama dhe Ramush Haradinaj për tu përmbyllur më pas me një darkë zyrtare, shkruan TCH.

Ndërsa më 28 nëntor në orën 12.30 do të bëhet dhe shpallja e logos zyrtare të Skënderbeut ku sërish do të mbajnë fjalën e rastit të dy kryeministrat.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme