Deputeti i Vetëvendosjes, Sami Kurteshi në konferencën për medie përpos çështjes së arrestimit të djeshëm të tre deputetët të këtij subjekti ka pasur edhe një kërkesë për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, konkretisht kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka, shkruan arbresh.info.
“Më 23 nëntor ne i kemi drejtuar një kërkesë zyrtare për vijimin e numërimit e votave me kusht. Ne kërkojmë nga zonja Daka dhe KQZ vazhdimin e numërimit të rregullt të votave dhe konsiderojmë se nëse nuk vazhdon numërimi i votave kjo përbën një cenim të integritetit dhe të vullnetit të lirë të qytetarëve të shprehur përmes votës”, ka thënë ai.
Kurteshi ka pohuar se nuk ka asnjë arsye që të ndalet numërimi i votave në Prishtinë dhe Prizren.
“Nuk ka asnjë arsye as ligjore dhe asnjë vendim të ligjshëm që ndalon numërimin e rregullt të votave në Prizren dhe në Prishtinë”, ka thënë ai. /arbresh.info/
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Zelensky thotë se kurrë nuk ka pasur marrëveshje të arritur ...