Google ADS

Blerim Xhemaili ndahet nga gruaja: Përfitoi mjaft prej famës sime

13:34 | 25 Nëntor 2017
Arbresh.info

Futbollisti nga Gostivari që luan në Zvicër, Blerim Xhemaili është ndarë nga bashkëshortja e tij Erjona Sulejmani.

Lajmi bëhet me dije nga mediat italiane.

Ndërsa avokatja e futbollistit ka thënë se ai nuk dëshiron që ish-bashkëshortja e tij të përfitojë nga emri dhe fama e tij.

“Avokatja Daniela Misalja, në emër të z. Blerim Xhemaili, informon se zyra e avokatisë ka nisur procedurat për ndarjen juridike nga gruaja e tij, zonja Erjona Sulejmani”.

“Në këtë fazë delikate, zoti Blerim Xhemaili akuzon gruan e tij për përdorimin pa kriter të mbiemrit të tij, si pjesë e punës së saj në modelim dhe prezantim”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga avokatja.

Çifti ishin martuar në korrik të 2015-ës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme