Google ADS

Xheloz për të dashurën 20 vjet më të madhe, kosovari torturon shqiptaren

12:57 | 25 Nëntor 2017
Arbresh.info

Horrori ka zgjatur disa muaj, nga janari deri në korrik të këtij viti. Për sa kohë që nuk kishte guximin t’i drejtohej karabinierëve dhe të denonconte torturat që i bënte burri i dhunshëm.

Sipas rindërtimit të ngjarjeve nga prokuroria italiane e cila po heton, 30-vjeçari shqiptar nga Kosova ishte bërë xheloz dhe kishte frikë se partnerja e tij, 20 vite më e madhe se ai, do të kthehej me ish-in e saj.

Por mbi të gjitha ai ishte bërë i dhunshëm, aq sa ajo kishte përfunduar në disa raste në spital.

Para mjekëve, gruaja, pesëdhjetë vjeçare me origjinë shqiptare, ndonjëherë e ka fshehur, nganjëherë nuk mund të shmangte denoncimin e të dashurit me origjinë kosovare, shkruan Panorama.

Të mërkurën, situata ka degraduar. Ajo u paraqit në urgjencë me dëmtime të tmerrshme, në sy e kudo në trup: ishte izoluar në shtëpi nga partneri, i cili përveçse e kishte rrahur në fytyrë dhe krahë, i kishte shkaktuar ënjtje në pjesët intime, si pasojë e dhunës seksuale.

Ai e kishte rrahur dhe i kishte shtrënguar qafën aq fort për ta penguar që të ikte nga shtëpia.

Kështu shqiptari përfundoi në prangat e Policisë se Ponzano. Emrat e tyre nuk bëhen me dije nga mediat italiane.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme