Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Istogut, Haki Rugova nuk e sheh të nevojshme që kjo komunë të shkojë në rivotim, por ka kërkuar që të anulohen të gjitha votat me postë.
Ai ka thënë se këto vota janë manipuluar tërësisht nga qarqe mafioze dhe një gjë e tillë sipas tij, është edhe krim shtetëror.
Numërimi i të gjitha votave me kusht, ato të personave me nevoja të veçanta, e sidomos votat me postë, kanë përmbysur rezultatin e balotazhit për kryetar të Komunës së Istogut, ku udhëhiqte kryetari aktual i kësaj komune, Haki Rugova, me 671 vota para kandidatit të AAK-së, Gani Dreshaj.
Nga numërimi i votave të dhëna jashtë vendvotimeve, Dreshaj del të ketë marrë 1 mijë e 475 vota, ndërsa Haki Rugova vetëm 133, që e nxjerr Dreshajn para Rugovës me 671 vota.
Por, Rugova të shtunën për lajmi.net ka thënë se një rezultat të tillë nuk do ta pranojnë, pasi sipas tij, votat me postë janë të manipuluara.
“Janë manipuluar në mënyrë të vrazhdë votat me postë të cilat kanë ardhur krejtësisht të manipuluara nga Mali i Zi, Sllovenia dhe Austria. Ka mjaftë argumente, ka deklarata që kanë dhënë njerëzit që dikush ka votuar në emër të tyre, kanë ardhur vota në paket të cilat janë manipuluar nga qarqe mafioze dhe unë e shoh edhe si krim shtetëror”, ka thënë Rugova.
Rugova i cili në zgjedhjet e 22 tetorit ka kandiduar për mandatit e tretë të kryetarit të Istogut thotë se ai është fituesi i zgjedhjeve edhe në raundin e dytë të mbajtur më 19 nëntor, ndërsa shtonë se qytetarët e kësaj komune nuk kanë nevojë të dalin edhe një herë në zgjedhje, por duhet të anulohet votat me postë dhe rezultati të mbetet ai çfarë ishte, sipas të cilave ai do të ishte fitues.
“Ne i kontestojmë votat me postë dhe e shoh të paarsyeshme të shkohet në rivotim të tërësishëm, duhet të anulohet votat nga jashtë dhe rezultati të jetë ai që ishte. Përmbysjet e rezultatit janë bërë nga votat e manipuluar dhe si të tilla unë dhe LDK nuk do t’i pranojmë”, është shprehur ai.
Në garën e 19 nëntorit Haki Rugova sipas votave të rregullta kishte marrë 671 vota më shumë se kundërkandidati i tij nga radhët e AAK-së, Gani Dreshaj.
Por, pas numërimit të rezultateve me kusht, personave me nevoja të veçanta e sidomos atyre me postë, rezultati ka ndryshuar, duke bërë që Dreshaj i AAK-së të dalë fitues në Istog.Rezultatin në Istog pas numërimit të këtyre votave nuk e ka pranuar as kryetari i LDK-së Isa Mustafa, i cili ka thënë se ka pasur manipulime të votave më postë.
Ndërsa, AAK ka bërë thirrje që ky rezultat të pranohet edhe nga LDK, duke akuzuar atë se kur ajo doli partia e parë më 22 tetor nuk i kishte kundërshtuar votat me postë.
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend