Trump thotë se refuzoi të jetë Personi i Vitit

11:48 | 25 Nëntor 2017
Arbresh.info

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se ka refuzuar të shpallet Personi i Vitit nga revista prestigjioze Time.

Të premten, Trump postoi në Twitter duke pohuar se Time e kishte thirrur që t’i thotë se “me shumë gjasë” ai do të emërohej Personi i Vitit.

“Time më ka thirrur që të më thotë se ME GJASË do të emërohesha “Personi i Vitit” sikur vitin e kaluar, por do të duhet ta pranoj një fotosesion të madh dhe një intervistë. U thashë që me gjasë nuk është mirë dhe e kalova. Falemnderit gjithsesi”, kishte shkruar Trump në Twitter.

Në anën tjetër, TIME ka reaguar duke thënë se presidenti e ka gabim për mënyrën se si kjo revistë e zgjedh Personin e Vitit, pasi TIME nuk komenton në zgjedhjen e tyre deri në publikim, e që është data e 6 dhjetorit.

Time zgjedh Personin e Vitit që për të mirë ose për të keq ka pasur ndikimin më të madh në ngjarjet e vitit.

Të ngjashme