30 milionë euro, kjo do të jetë oferta e Realit për Sanchezin në afatin kalimtar të janarit.
Sulmuesi i Arsenalit, Alexis Sanchez, mund të largohet nga “Topçinjtë” në afatin kalimtar të janarit.
Ish sulmuesi i Barcelonës është në vitin e fundit të kontratës me klubin anglez dhe deri më tani nuk ka arritur marrëveshje me drejtuesit e Arsenalit për zgjatjen e saj.
Për të mos e humbur me parametra zero gjatë verës, “Don Balon” raporton se Arsenali mund ta shesë Sanchezin në afatin kalimtar të janarit te Real Madridi, pasi nuk dëshiron të forcojë rivalin e Premierligës, Manchester Cityn, që gjithashtu është duke e kërkuar 28 vjeçarin.
“Don Balon” shkruan se Reali tashmë ka bërë gati edhe 30 milionë euro për Sanchezin, çmim i arsyeshëm ky për një lojtar që ka vetëm edhe pak muaj kontratë dhe në Madrid janë të bindur se transferimi do të kryhet në afatin kalimtar të janarit.
Sulmi është reparti ku më së shumti po çalon Reali në këtë fillim të sezonit, duke mbetur 10 pikë prapa Barcelonës në La Liga andaj Zinedine Zidane e dëshiron me çdo kush në skuadër ishin e Barcelonës
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...