Barcelona e ka pasur një start fantastik këtë edicion në La Liga.
Në 12 javët e para klubi katalunas ka marrë 11 fitore dhe vetëm një barazim duke qenë lider me 34 pikë.
Por njëjtë nuk mund të thuhet për Real Madridin që ka mbetur 10 pikë mbrapa Barcelonës në pozitën e tretë.
Trajneri i ‘Los Blancos’, Zinedine Zidane ka thënë se nuk e kishte pritur këtë diferencë të pikëve në start të kampionatit.
“Nuk e kisha menduar dhe nuk e kisha pritur të kishim 10 pikë disavantazh nga Barcelona në vetëm 12 javë kampionat”.
“Në këtë javë njëra prej dy skuadrave sipër nesh do të humbasë pikë por mua më intereson më shumë që ne të fitojmë ndeshjen tonë”, deklaroi Zidane.
Ai nuk arsyetohet me lëndimet pasi përgjegjësinë për rezultatet e merr mbi vete.
“Disavantazhi prej 10 pikëve ndaj Barcelonës nuk shpjegohen me dëmtimet. Përgjegjës për skuadrën jam unë dhe duhet ta ngushtojmë sa më shpejtë këtë disavantazh. Jam i bindur se do t’ia dalim”, përfundoi Zidane.
Real Madridi këtë javë do të përballet me Malagan ndërsa Barcelona luan në udhëtim te Valencia
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë