Balotazhi i zgjedhjeve lokale solli ndryshime të shumta. Në 19 komuna u mbajtën këto zgjedhje, në të cilat rezultatet ishin befasuese për shumë kë si analist, shoqërinë civile e po ashtu edhe vetë subjektet politike.
Kreu i kësaj partie, KadriVeseli në një deklaratë për media pati komentuar këto zgjedhje. Ai kishte thënë se nuk është ndarë i kënaqur me rezultatet e zgjedhjeve dhe se është përgjegjës për të arriturat dhe dështimet e subjektit të tij.
“Nuk është kolosale, gjithsesi ndahem përgjegjës pasiqë jam kryetar i PDK-së, ajo çka është PDK-ja ka arrit që në zgjedhjet e 22 tetorit fuqishëm të jep një rezultat shumë pozitiv, ka numrin më të madh në Kosovë, tre asamblist se çdo parti tjetër, të njëjtën kohë rezultati mas balotazhit të them sinqerisht nuk jam i kënaqur por ky është vullneti i qytetarëve dhe unë do ti shkoj deri në fund respektimit të këtij vullneti”, pati thënë ai.
Analisti politik, Bajrush Morina në një prononcim për portalin arbresh.info tha se PDK është goditur mjaft shumë nga zgjedhjet.
“Jo vetëm balotazhi por ky proces zgjedhor prej 11 Qershorit e ka dërmuar e goditur tepër shumë PDK-në. Në nivelin qendror, prej 35 deputetëve ka rënë në 25 ndërkaq në nivelin lokal ka humbur 6 komuna dhe ka fituar vetëm një komunë”, ka thënë ai.
Sipas tij PDK është konsumuar mjaft shumë.
“Kjo është më shumë se rënie, është debakël. Arsyeja kryesore është konsumimi i tepruar i pushtetit. PDK është harxhuar, është shpenzuar dhe është korruptuar me pushtet në të gjitha nivelet. Ka ardhur koha për një “dietë” politike të pushtetit. Vota kundër PDK-së e ka arsyetuar ndryshimin”, është shprehur ai.
Njohësi i çështjeve politike, Leon Duhanaj në një përgjigje për arbresh.info tha se PDK ka humbur pushtetin.
“Nëse e shikojmë nga numri i asamblistëve të zgjedhur nëpër komuna, atëherë PDK mbetet partia më e madhe. Nëse e shikojmë nga numri i përgjithshëm i votuesve, atëherë këtë vend e zë LDK. Por nëse e shikojmë nga numri i komunave të fituara, atëherë prapë e para del të jetë LDK, çka do të thotë se PDK, ka pasur rënie në këtë aspekt. Natyrisht që zgjedhjet në balotazh shpeshherë, në mes të parit dhe të dytit, dallimin e bëjnë vetëm pak vota. Megjithatë, është humbje e pushtetit dhe kjo duhet analizuar”, ka thënë ai.
Duhanaj theksoi se PDK ka probleme reformatore.
“Kryetari Veseli ka filluar me ndryshime kadrovike të cilat nuk ka arritur t’i përfundoj. Shumë figura të etabluara, të njohura dhe më ndikim publik. Me largimin e tyre nga rreshti i parë i përgjegjësisë, ndaluan edhe së dhënë aktivitet për partinë. Ka zëra që thonë që është z. Thaçi ai i cili më njerëzit e vetë e bojkoton, apo në një mënyrë e pengon zhvillimin reformator në parti. Sido që të jetë, çdo ndryshim ka edhe koston e vetë. Z. Veseli, do t’ preferoja që tani, reformat kadrovike partiake, t’i shtyjë deri në fund dhe të punoj për zgjedhjet e ardhshme. Të gjithë ata të cilët mendojnë që mund ta pengojnë zhvillimin, duhet, ose t’i angazhoi ose t’i anashkalojë totalisht”, u shpreh ai. /V.Berisha/arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...