Edhe pse mbetet një mister, ëndrrat janë të pranishme gjatë gjumit. Disa nuk i mbajnë mend, disa i kujtojnë me detaje, të tjerë këmbëngulin se nuk shohin fare…Rastet kur ndeshemi me diçka apo dikë në ëndërr nuk janë aspak të rralla, ashtu sikurse shumë rendin të gjejnë kuptimet e tyre.
Në këtë pikë, kemi përsëri një kategorizim mes atyre që besojnë në ‘mesazhet’ që ato përcjellin dhe pjesës tjetër që i shpëefillin duke mos i menduar aspak. Por, kemi dëgjuar plot njerëz që lidhin situata të ndodhura në jetën reale me atë çka kanë parë si imazhe gjatë gjumit, e askush nuk mund të gjykojë nëse është e drejtë apo e gabuar. Mund të mos e keni ditur, por ekzistojnë disa ëndrra klishe, që të gjithë i kemi ndeshur një herë gjatë jetës.
Sipas shpjeguesve përkatës, kjo lidhet me karamteristika apo situata të njejta që gjenden mes njerëzve, kështu nuk keni arsye pse të shqetësoheni.
Më poshtë do të gjeni të listuara dhjetë prej tyre, me shpjegimin përkatës në krah.
1. Të ndjek dikush
Është periudhë e jetës kur po ndihesh i padobishëm. Simbolizon edhe një pjesë të karakterit tuaj, që nuk doni ta pranoni.
2. Në mbytje e sipër
Jeni mbërthyer në një situatë, në të cilën nuk po i lini hapësirë vetes të gëzoni lirinë që ju takon.
3. Bllokim total!
Nëse nuk keni mundësi të lëvizni në ëndërr, do të thotë që nuk po shihni mundësitë e reja që po ju ofrohen, duke u investuar tek vështirësitë që kanë dalë para.
4. Divorci nga partneri
Mos u shqetësoni, është dëshmitare e krejt të kundërtës. Edhe pse mund të keni patur luhatje në realitet, kjo është shenjë që duheni marrëzisht.
5. Plagosja
Është koha të bëni ca llogari dhe të shqyrtoni cilat aspekte të jetës kanë kaluar në vend të dytë, kur në fakt duhet të jenë prioritete.
6. Rënia e dhëmbëve
Lidhet me pasigurinë tuaj për të marr një vendim të rëndësishëm.
7. Nuditeti në publik
Ky është një tregues karakteri, që dëshmon se të qenurit i rezervuar nuk lidhet aspak me standartet tuaja të larta.
8. Kur humbet avionin apo autobuzin
Ndoshta është koha të ndërroni horizontet, për t’u përballur kryelartë me risitë që po ju sjell jeta.
9. Një i vdekur në ëndërr
Edhe pse mund të tingëllojë tmerruese, është krejt e kundërta. Kjo tregon se ditë të paqta e të lumtura do të vijnë tek ju.
10. Katastrofa natyore
Mund të jeni duke përjetuar turbulenca emocionale. Është koha të fokusoheni drejt një mënyre tjetër jetese./bordo.al
1 mijë ditë luftë Rusi – Ukrainë, Osmani: Fitorja e Ukrainës...
Shtyhet vendimi i zbatimit të dënimit të Donald Trumpit
Borell: Thirrjet për një luftë bërthamore, të papërgjegjshme
Nagavci: 444 investime në përmirësimin e infrastrukturës në ...
Zinxhiri i Edit kthehet në temë diskutimi: A është ari dhe s...
Debat i ashpër mes Lelës dhe Leos