Numri dy i Vetëvendosjes, Dardan Sejdiu, ka thënë se ndaj aktivistëve të Lëvizjes po ushtrohet dhunë nga shteti e pushteti.
Në “Interaktiv” të KTV-së, ai ka thënë se është e papranueshme se si Gjykata Themelore kërkon që të arrestohen deputetët që kundërshtuan një vendim të cilin Gjykata Kushtetuese ka vendosur se ka shkelje në 22 nene, atë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.
“Deputetët kanë hedhur gaz lotsjellës për të kundërshtuar vendimin e dëmshëm të Republikës, e cila u vërtetua edhe nga Kushtetuesja”, ka thënë Sejdiu.
Sejdiu ka thënë se Vetëvendosje nuk mund ta pranojë këso sistemi të drejtësisë, që siç ka thënë për këto vite nuk ka arrestuar asnjë keqpërdorues dhe nuk ka goditur krimin institucional, ndërsa ka thënë se aktivistët e Vetëvendosjes kanë mbajtur më shumë burg se cilido kriminel në Kosovë.
“Te cili gjyqtar të shkojmë, te z. Kalludra, që ka vendosur mbi 21 vjet burg për aktivistët tanë vetëm duke u bazuar në indicie”, ka thënë Sejdiu.
Ai e ka quajtur të palogjikshëm mbajtjen për 30 ditë në paraburgim të Albin Kurtit, Donika Kadaj Bujupi e Albulena Haxhiu.
“Meqë qëllimi paska qenë që të sillen në Gjykatë le të merren dhe të dërgohen në Gjykatë. Pse duhet mbajtur në paraburgim për një muaj. Intenca është e qartë e metodat janë si duket këto të vetmet që ju kanë mbetur”, ka thënë Sejdiu, përcjell Koha.net.
Ai ka thënë se nuk e di arsyen pse tre deputetët nuk kanë shkuar në seancë gjyqësore, por ka thënë se nuk sheh arsye pse Kurti, Haxhiu e Kadaj të arrestohen me forca speciale.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...