Është siguruar video e krimit që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, ku një person mbeti i vrarë dhe një tjetër i plagosur. Në video shihet se si ka ndodhur e gjithë ngjarja e përleshjes mes dy grupeve.
Tre ose katër persona të ndodhur në veturën “Ford” ose “Fiat” ngjyrë e kuqe ndalojnë makinën në mes të rrugës dhe më pas kanë shtënë në drejtim të katër kalimtarëve. I vrarë në këtë rast është Nehat Sahiti ndërsa e lënduar ka mbetur një femër, Rijada Curri, shkruan Indeksonline.
Burime brenda policisë kanë mësuar se një person i njohur, Arlind Ahmeti është shpallur në kërkim si i dyshuar për këtë vrasje. Deri pasditen e së premtes nuk është raportuar për arrestimin e tij ndërsa hetuesit policor po merren intensivisht me hetimin e këtij krimi.
Sipas informacioneve që ka siguruar Indeksonline brenda policisë, mësohet se në veturën e dyshuar, targat e së cilës nuk i dihen, kanë qenë tre ose katër persona të dyshuar ku njëri prej tyre kishte shtënë me armë në drejtim të viktimave.
Fillimisht nga këto të shtëna të lënduar kishin mbetur dy persona, ku i plagosuri Nehat Sahiti si pasojë e plagëve të marra rreth një orë pasi ishte plagosur ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Kurse e lënduara Rijada Curri ka marrë gërvishtje në shuplaken e dorës se majtë dhe është jashtë rrezikut për jetë. Të gjitha njësitet përkatëse të policisë së Kosovës dhe prokurori i shtetit i janë përgjigjur rastit dhe janë duke u marrë me hetimin e këtij rasti.
Mbledhja e përbashkët Kosovë-Maqedoni, dalin detajet
Shqipëria mbyll përgatitjet në “Air Albania”, gati për ndesh...
Vëllai i Xhenetës me urgjencë vjen nga Suedia, gruaja e Mevl...
Kryetari Konjufca priti në takim deputetët laburistë të Mbre...
Qipro arrin fitore ndaj Lituanisë
Gjendet pa shenja jete një 60-vjeçar në Dibër, dyshohet se e...