Google ADS

A ju bën alkooli më agresiv?

22:40 | 24 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Një gotë me miqtë është gjithmonë gjë e preferuar. Por si ndikon alkooli në sjelljen tonë?

Sipas një studimi të kryer në 21 vende të botës, është zbuluar se gjendja e ndryshme emocionale varet nga lloji i alkoolit që konsumojmë, transmeton portali arbresh.info

Studiuesit thonë se kjo mund të ketë një rëndësi në mënyrën se si trajtojmë problemin e konsumimit të alkoolit.

Hulumtuesit pohojnë se gjetjet sugjerojnë se pirja e alkoolit bëhet për shkak të problemeve dhe në mënyrë për të gjeneruar emocione pozitive që lidhen me pijen.

“Kuptimi i emocioneve të shoqëruara me konsumimin e alkoolit është imperativ në trajtimin e keqpërdorimit të alkoolit, duke ofruar njohuri se cilat ndjenja ndikojnë në zgjedhjen e pijeve ndërmjet grupeve të ndryshme të popullsisë”, thuhet në studim.

Aktualisht rreth 3.3 milionë persona humbin jetën për shkak të alkoolit.

“Për shekuj me rradhë historia e alkoolit është e mbushur me dhunë. Por ky studim dëshmon se agresioni lind më shumë nga faktorë tjerë, sesa nga vetë pirja e alkoolit”, tha Mark Bellis./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme