Google ADS

Koreja Veriore merr masa, zëvendëson rojet kufitare pas dezertimit të një ushtari

22:25 | 24 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Në kufirin mes Koresë Veriore dhe asaj Jugore janë zbuluar disa llogore, pasi një ushtar koreano-verior u qëllua përderisa dezertonte.

Ushtari mbijetoi pasi doli në tokën e Koresë Jugore, ndërsa raportohet se ai po vuan nga ankthi dhe frika e deportimit, transmeton portali arbresh.info

Sipas një zyrtari të inteligjencës, cituar nga agjencia e lajmeve Yonhap, Koreja Veriore ka zëvendësuar 35 deri në 40 ushtarë që nga dita e arratisjes së ushtarit.

Ndërkohë, Koreja Jugore ka dekoruar ushtarët që shpëtuan të dezertuarin.

Ushtraët koreano jugorë dhe 3 ushtarë amerikanë e kanë tërhequr zvarrë ushtarin e plagosur dhe me urgjencë e kanë dërguar për të marrë trajtimin mjeksorë.

Pheniani ende nuk ka dhënë asnjë koment mbi ushtarin e dezertuar. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme