Google ADS

Irani “godet” princin saudit mbi krahasimin me Hitlerin

21:23 | 24 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Irani e ka quajtur princin mbretëror saudit “të papjekur”, pasi ai e krahasoi udhëheqësin supreme iranian si Hitleri i Lindjes së Mesme.

Në një luftë fjalësh me dy rivalëve rajonalë, ministria e jashyme e Iranit tha se princi Mohammed bin Salman duhet “të peshojë fatin”  e diktatorevë rajonalë, transmeton portali arbresh.info

Princi, sundimtari de facto i Arabisë Saudite, është duke e akuzuar rëndë Iranin. Për Neë York Times ai ka theksuar se nuk do lejojë përhapjen e ndikimit të Iranit.

“Ne kemi mësuar nga Europa se pajtimi nuk funksionon. Në nuk duam që Hitleri i ri në Iran të përsërisë atë që ndodhi në Europë në Lindjen e Mesme”, tha ai, duke ju referuar Ayatollah Ali Khameneit.

Komentetet e tij kanë ndezur një zjarr në qeverinë iraniane.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme iraniane Bahram Qasemi e quajti princin “aventurier, të papjkeut, të pajkudesshëm dhe të pasjellshëm”.

“Unë fuqimisht e këshilloj atë të mendojë dhe të meditojë për fatin e diktatorëve të famshëm të rajonit në vitet e fundit, sidomos tani që konsideron të ndryshojë politikat”, tha ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme