Kryetar i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka theksuar se “pas një persekutimi të pashembullt për shtatë vjet e 10 muaj, sot erdhi drejtësia në vend”.
Në një konferencë për media, pas shpalljes së tij për të pafajshëm, ai ka thënë se procesi gjyqësor ka qenë i orkestruar nga “individë të cilët, në pamundësi që të ballafaqohen me argumente politike, me punë, angazhim dhe devotshmëri , kanë ndërtuar karrierën në kurrizin e njerëzve të pafajshëm”.
“Ne iu ekspozuam për shtatë vite një persekutimi të pashembullt për shoqëritë e civilizuara dhe për vendet demokratike. Sonte me kënaqësi dal para qytetarëve të Kosovës, për të rikonfirmuar atë që e kam thënë që nga dita e parë: unë, bashkëpunëtorët dhe familja ime ka punuar për vendin kudo që kemi qenë dhe kemi marrë përgjegjësi shtetërore”.
Sipas tij, nga momenti kur është ngritur aktakuza, “ata që e orkestruan rastin e tij, nuk e kursyen nga përbaltja as familjen e tij, përshirë prindërit dhe gruan e tij të vdekur”.
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës