Fatmir Limaj e ka mbajtur një konferencë për media pas lirimit nga të gjitha aktakuzat në rastin e MTPT-së.
Pasi u shpall i pafajshëm nga gjykata themelore në Prishtinë, Limaj ka treguar ecurinë e këtij procesi të gjatë, sfidat dhe besimin që kishte në drejtësi.
“Historikisht jemi mësuar të marrim lajme të mira në nëntor. Pas një persekutimi të pashembull mbi 7 vjet, mbi 2700 ditë, i orkestruar nga individë që janë mësuar të ndërtojnë karrierë në kurriz të njerëzve të tjerë, në fund me kënaqësi dal para qytetarëve të Kosovës për të rikonfirmuar atë që e kam thënë nga dita e parë me 28 prill të vitit 2010 se unë, familja, bashkëpunëtorët kemi punuar për shembull, kemi hapur horizonte të reja për vendin tonë, kemi shërbyer me devotshmëri. Askush nuk do të mund të gjejë asnjë cent të keqpërdorur nga ne.
Duke nxjerrur Kosovën nga balta, duke i ofruar rrugë të modernizuar, duke moslejuar që prona publike mos të privatizohet e plaçkitet, ata gjetën një rrugë për të penguar punën time. Nga një ministër i respektuar në Kosovë, ata më kthyen në një njeri të urryer të këtij vendi. Unë nuk u dorëzova, qëndrova kryelartë duke qenë shumë i bindur se devotshmëri i kam shërbyer këtij vendi.
Duke besuar në zot dhe drejtësi, që është detyra ime para familjes, dhe vazhduar e përlyen personalitetin e familjes time, për të vazhduar me bashkëpuntorët e mi. Unë qëndrova fort, deri në fund për të dëshmuar para qytetarëve, para familjes se unë kisha për detyrë ti shërbej vendit me pastërti, dashuri e devotshmëri. Ne jo që nuk kemi shkelur ligj, por jemi pjesëtarë të devotshëm të këtij vendi. Që nga dita e parë, e deri më sot unë kam qenë i bindur në drejtësi” ka thënë Limaj.
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...