Google ADS

Incident në Londër, policia e armatosur rrethon vendin

18:07 | 24 Nëntor 2017
Arbresh.info

Stacioni nëntokësor Oxford Circus është evakuuar nga policia e armatosur në vendin e ngjarjes, ndërsa njerëzit raportohet të jenë larguar duke bërtitur.

Policia britanike e transportit tha se oficerët ishin në vendin e ngjarjes duke iu përgjigjur një incidenti, por nuk dha detaje të mëtejshme, transmeton portali arbresh.info

Dëshmitarët thonë se njerëzit po vraponin dhe bërtitnin nga stacioni nëntokësor i Londrës, ku shumë njerëz kanë ikur në pijetore aty pranë.

Stacioni i metrosë në Londër është në zemër të rrethit kryesor të kryeqytetit britanik dhe përgjithësisht është i zënë në këtë kohë në mbrëmjen e së premtes./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme