Kosova dhe Hungaria nënshkruan sot dy marrëveshje për bashkëpunim dhe ndihmë juridike ndërkombëtare ndërmjet dy vendeve në fushën e drejtësisë.
Marrëveshjet u nënshkruan nga ministri i Drejtësisë së Kosovës Abelard Tahiri dhe homolgou i tij hungarez László Trócsányi.
Marrëveshjet kanë të bëjnë me traktatin për ekstradim dhe traktatin për transferim të personave të dënuar.
Gjatë takimit, ministri Tahiri e njoftoi ministrin Trócsányi me funksionimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë, përpjekjet për zbatimin e reformave në fushën e drejtësisë, forcimin e zbatimit të ligjit, si dhe për masat kundër dukurive negative në shoqëri.
Nga ana e tij, ministri hungarez vlerësoi përpjekjet e institucioneve të Kosovës për zbatimin sa më me efikas të ligjit kundër të gjitha formave të shkeljes së tij, angazhimin e tyre për reforma të vazhdueshme në sistemin e drejtësisë në harmoni me ligjet më të avancuara të BE-së.
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...