Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka konfirmuar se sot është marrë në pyetje nga Policia lidhur me rastin kur ajo kohë më parë kishte rezistuar bashkë me plot deputetë të tjerë kundër arrestimit të deputetit, Albin Kurti.
Kadrijaj tha se poashtu është e dyshuar edhe për hedhjen e gazit lotsjellës në një rast tjetër, kurse ka thënë se është e padrejtë që deputetët të arrestohen në oborrin e Kuvendit, njofton Klan Kosova.
Në ndërkohë që Kadrijaj ka pranuar se sot është marrë në pyetje lidhur me një rast që ndërlidhet me deputetin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, ky i fundit është arrestuar.
Albin Kurti bashkë me dy deputetet e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj-Bujupi janë arrestuar pasi nuk janë paraqitur në Gjykatë në seancën ku janë të dyshuar për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.
Në ndërkohë që shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi ka thënë se ajo që ka ndodhur sot, arrestimi i tre deputetëve të Vetëvendosjes në oborrin e Kuvendit është pasqyrë e keqe e shtetit.
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen