LDK lëshon seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës

10:23 | 24 Nëntor 2017
Arbresh.info

Shefi i grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti me të filluar seanca e sotme e Kuvendit ka thënë që LDK-ja do ta lëshojë sallën e seancës. Kjo pasi që sipas tij dje në kryesi mbledhja është caktuar pa ndonjë konsensus.

“Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit dje u caktua seanca duke u përdorur fuqia e votës, dhe nuk pati kurrfarë konsensusi dhe për këtë ne sot do ta lëshojmë seancën e Kuvendit”, ka thënë ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme