Ja si komunikon me mesazhe secila shenjë e horoskopit

10:18 | 24 Nëntor 2017
L G

Komunikimi me mesazhe nuk është thjesht një mendim i shpejtë dhe mënyra se si komunikoni me mesazhe tregon shumë për ju.

Në një epokë teknologjike ku po jetojmë, komunikimi sot është më i thjeshtë se kurrë dhe dora nuk ka ndahet nga telefoni pasi gjithë kohës komunikojmë me sms në messenger, viber apo whatsapp.

Por ndonjëherë dekodimi i mesazheve që dërgojmë apo na dërgojnë është me të vërtetë lodhëse.

Nëse nuk arrin të dalësh në një përfundim nëpërmjet emojive, që përdorin gjatë bisedës me ty, në çdo kohë mund të kontrollosh ditëlindjen e tyre, tu zbulosh shenjën e horoskopit dhe të shikosh rolin që luan zodiaku për ta në bisedë.

Yjet dinë çdo gjë! Ato e dinë se si çfarë tipi jemi në komunikim. Hidhjuni një sy:

Dashi

zodiac

Ata do ta mbarojnë thuajse çdo bisedë me “haha”. Ata qeshin thuajse me çdo gjë që ju thoni, pavarësisht se ju nuk do ta arrini ta kuptoni, nëse vërtet i bëni aq shumë për të qeshur, apo jo.

Nga ana tjetër ata dallohen si tekstshkrues të ngadaltë pavarësisht se atyre u duket se shkruajnë mjaft shpejt. Bëjnë kështu sepse janë të zënë duke arritur synimet që kanë përcaktuar.

Demi

zodiac

Demat janë të vetëdijshëm që janë të mërzitshëm, por ata nuk ndalojnë së bëri pyetje vetëm që ju të qëndroni në bisedë me ata. “Si ishte dita?” ndiqet nga “Si ndihesh” e cila përfundon me “Çfarë mendon kur përpiqesh të flesh gjumë?”, pra me pyetje pafund.

Ata mund të jenë dy ekstremet, shumë të disponueshëm ose nuk të kthejnë përgjigje aspak.

Binjakët

zodiac

Në vend që të dërgojnë një-dy fjali të mesazhit ata të dërgojnë 14 tekste të shkurtra, dhe në mënyrë të pavetëdijshme kërkojnë të të dërgojnë sa më shumë mesazhe për të treguar se i pëlqeni shumë.

Praktikisht, nëse e kap celularin dhe shikon rreth 86 mesazhe, do ta kuptosh që 85 mesazhe t’i kanë dërguar ata të shenjës së Binjakëve.

Gaforrja

zodiac

Gaforrja mendon aq shumë për atë që do të shkruajë, gati sikur po shkruan një novelë por e bëjnë në mënyrë të pavetëdijshme i duhet shumë kohë për të kthyer përgjigje.

Çfarë është më e keqja: pasi shpenzojnë shumë kohë për të kthyer përgjigje, dhe pasi mendon se do të dërgojnë një roman në fund ajo që merr është “mirë duket”, mendohen e mendohen e në fund i bien shkurt.

Luani

zodiac

Luani nuk lodhet shumë duke shkruar dhe preferojnë më mirë të të dërgojnë foto ose emoji pa patur nevojë për fjalë të tepërta.

Duke përtuar të shkruajnë ndaj dhe vonojnë të të përgjigjen. Ata janë të gatshëm të të dërgojnë edhe fotot e tyre para se t’i hedhin në rrjetet sociale.

Virgjëresha

zodiac

Virgjëreshat mendojnë se rrugëtimi për në zemrën tënde është të të lidhë me gjëra që të bëjnë të lumtur. Prandaj, ata gjatë gjithë kohës të dërgojnë dhurata, foto të bukura kafshësh, dhe video fëmijësh që sillen si fëmijë të dehur.

Nga ana tjetër shpesh mesazheve tuaja do t’ju përgjigjen me një telefonatë, pasi kështu ju duket veprimi më i duhur.

Peshorja

zodiac

Peshorja ka gjëra për të bërë kështu që mos prit të të shkruajë shumë pasi nuk do të bëjë përjashtim nga rregullat e saja.

Ato do të të shkruajnë vetëm për të bërë plane. Nëse ju do ti dërgoni plane apo tekste që nuk i pëlqejnë apo nuk i interesojnë ai/ajo thjesht do t’i injorojë.

Akrepi

zodiac

Akrepat nuk janë më të mirët për të fshehur interesin që kanë ndaj një bisede apo personi, ndaj me shumë mundësi do të dërgojnë emoji mjaft interesante gjatë bisedës. Por, të paktën ata janë transparentë ndaj dhe nuk keni nevojë për shumë dekodim.

Shigjetari

zodiac

Shigjetarët janë adhurues të komunikimit, ndaj është e natyrshme që ata do të shkruajnë, dhe janë vërtet të lumtur për këtë gjë, por do të bombardojnë me emoji.

Ato do të të shkruajnë dhe bëjnë humor gjithë ditën e natën vonë deri sa të ta nxjerrin për hundësh humorin. Ata janë të zgjuar por edhe duan të duken.

Bricjapi

zodiac

Bricjapët nuk janë anti-tekstshkrues por ata thjesht nuk duan të jenë ata të parët që ju shkruajnë. Për të tjerët mund të jetë e çuditshme pasi nuk humb asgjë nëse i shkruan dikujt i pari.

Por nga ana tjetër nuk mund të gjesh më të ëmbël, më gazmorë dhe më mendimtarë se Bricjapët, ndaj dhe ia vlen ti shkruani gjithnjë të parët Bricjapëve.

Ujori

zodiac

Ujorët nuk i shfrytëzojnë tekstet vetëm për të folur me ju por edhe për t’ju dërguar linqe të artikujve të ndryshëm sidomos atyre shkencorë. Ata kanë një tendencë që të sajojnë fjalë të reja gjë që i bën shpesh komunikuesit e tyre konfuzë sepse nuk i kapin menjëherë kuptimet.

Peshqit

zodiac

Peshqit mund të të shkruajnë në orët e para të mëngjesit për një ide interesante të tyren dhe më pas nuk do të kthejnë përgjigje pasi mund ti jenë kthyer gjumit sërish. Të folurit me ta është si një gjendje të dehuri, vetëm se është me ide dhe përgjumje në vend të alkoolit dhe aventurave.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme