Rama: Nuk do të pranoja arrestimin as për Sali Berishën

09:21 | 24 Nëntor 2017
Arbresh.info

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se as për Sali Berishën nuk do të pranonte arrestimin, nëse do të kishte prova si ato që u sollën për Tahirin.

“As për Saliun nuk do pranonim arrestimin, nëse provat do të ishin si ato që u sollën për Tahirin”,  u shpreh Rama në emisionin “360 gradë”.

Rama deklaroi se për Tahirin nuk ka hetim ndërkombëtar, por vetëm një hetim të brendshëm, dhe ato që u sollën për të provuar akuzat ndaj Tahirit se bashkëpunonte në trafikun e drogës, nuk ishin prova.

“Unë di që ish-ministri i Brendshëm është në hetim. Ka një hetim në Shqipëri, jo në Itali. Për sa kohë që hetimi nuk ka dhënë këtë rezultat dhe gjykimi nuk ka dhënë këtë rezultat, unë i kam besuar Tahirit dhe vijoj t’i besoj deri kur të dali me fakte dhe nëse do ketë gjykim për Tahirin”, ka thënë ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme