Liga me më së shumti arrestime në Angli

09:47 | 24 Nëntor 2017
Arbresh Info

Për të dytin sezon radhazi, më shumë tifozë të Birmingham Cityt janë arrestuar sesa të çdo klubi tjetër në pesë ligat më të mëdha në Angli.

Championship është liga me më së shumti arrestime, gjithsej 455, dhe 72 prej tyre janë tifozë të Birminghamit, transmeton portali arbresh.info.

Tifozët e West Ham United qëndrojnë prapa tyre me 67 tifozë të arrestuar, megjithëse arrestimet në liga kanë rënë për 14 për qind nga sezoni 2015/16.

Të dhënat nga qeveria në Anglisë shfaqin se në sezonet e fundit, dhuna dhe shkeljet e rendit publik përbëjnë rreth gjysmën e arrestimeve, ndërsa numri i tifozëve të arrestuar për hedhjen e gjësendeve në fushë është rritur dukshëm nga 59 në 91.

Klubet me më së shumti arrestime në top pesë ligat më të mëdha në Angli:

Dy skuadrat në ligën e dytë, Cheltenham Town dhe Accrington Stanley janë dy klubet e vetme në Britani pa ndonjë arrestim gjatë sezonit 2016/17.

Birmingham, Leeds dhe tifozët Manchester Cityt janë pjesë e pesë klubeve me numrin më të madh për arrestime në të dy sezonet, 2015/16 dhe 2016/17, transmeton portali arbresh.info.

Ku ndodhin shumica e arrestimeve?

Për të dytin sezon radhazi, Championship ka vërtetuar se është liga më problematike me 455 arrestime (28 për qind).

Por, numri i arrestimeve nga rënë në të gjitha pesë ligat, por rënia më e madhe ka ndodhur në Premierë Ligë – nga 431 në 389.

Arrestimet më të mëdha për hedhjen e gjësendeve në fushë

Një rënie prej 14 për qind vit pas viti në pesë ligat më të mëdha do të thotë që në përgjithësi ka ndodhur një rënie prej 257 arrestimeve në përgjithësi.

Çrregullimi i rendit publik (31 për qind), dhuna (21 për qind) dhe alkooli (16 për qind) vazhdojnë të jenë shkeljet më të zakonshme. Por, hedhja e gjësendeve dhe shkeljet për brohorisje kanë pësuar një shtrirje të dukshme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme