Google ADS

Real Madridi përqesh ofertën nga Arsenali për superyllin në sulm

08:31 | 24 Nëntor 2017
Arbresh Info

Arsenali ka shtruar një ofertë prej 40 milionë funta për sulmuesin francez Karim Benzema, por oferta e tyre është përqeshur nga gjiganti spanjoll – Real Madridi.

Sipas mediave spanjolle, oferta nga Arsenali për sulmuesin ishte dukshëm më e vogël sesa vlera e vendosur nga klubi për yllin dhe prandaj është vlerësuar si e “turpshme”, transmeton portali arbresh.info.

Pavarësisht kësaj, Benzema thuhet se mund të largohet nga gjiganti spanjoll në një të ardhme të afërt pasi tashmë ka shpenzuar tetë vite në Bernabeu.

Karim Benzema ka shënuar vetëm një gol brenda tetë ndeshjeve në La Liga

Edhe pse francezi ishte në gjendje të realizojë dy gola në ndeshjen e Ligë së Kampionëve në mesjavë, ai ka pasur vështirësi të shumta në Real Madrid.

Së bashku me Cristiano Ronaldon, dyshja janë partnerët me statistikat më të tmerrshme në front nga pesë ligat më të mëdha në Evropë. Vetëm dy sulmuesit e skuadrës italiane Benevento kanë një rekord më të keq se Ronaldo dhe Benzema ndaj 96 klubeve të tjera në Premierë Ligë, Liga 1, Bundesliga, Serie A dhe La Liga.

Edhe pse oferta nga Arsenali për yllin e Francës është përqeshur nga Real Madridi, duket se ditët e Benzemas në Bernabeu mund të jenë të numëruara./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme