Nëna vret veten, sepse e fejuara e djalit “ishte shumë e shkurtë”

01:06 | 24 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Një nënë nga Kina ka vrarë veten, pasi e fejuara e djalit ishte shumë e shkurtër, ka deklaruar qeveria.

Kufoma e 47-vjeçares u gjet më 17 nëntor në një lumë në Ningling, në provincën Henan, transmeton portali arbresh.info

Pasi pa rrobat e gruas, burri i saj i emocionuar kërceu në lumë bashkë me djalin për të shpëtuar atë. Të dy u shpëtuan menjëherë nga policia.

Në fillim u raportua se ajo bëri vetëvrasje mëqe nuk kishte mundësi të përballonte dhuratat e shtrenjta që kishte kërkuar e fejuara e djalit.

Sipas mediave kineze ajo kishte kërkuar një makinë, por që familje nuk kishte para të mjaftueshme për ta bërë këtë.

Në versionin zyrtar të autoriteteve, thuhet se nëna e ka vrarë veten për shkak se ishte e palumtur me pamjen fizike të të fejuarës së djalit.

Në deklaratë thuhet se ajo kishte mosmarrëveshje me djalin e saj për shkak të fejuares, e cila sipas saj “ishte shumë e shkurtër”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme