Google ADS

Akuzat e Moskës: Uashingtoni po shtyn Phenianin drejt një katastrofe

00:57 | 24 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Rusia akuzoi sot SHBA-në se po shtyn Korenë e Veriut drejt një katastrofe, duke e vendosur në listën e shteteve që mbështesin terrorizmin.

“Veprime të tilla dhe fakti për ta shtyrë situatën në buzë të humnerës, rrezikojnë që të përfundojnë me një katastrofë të madhe, jo vetëm në nivel rajonal, por edhe botëror”, paralajmëroi zëdhënësja e Ministrisë rus të Punëve të Jashtme, Maria Zakharova.

“Vendimi i Uashingtonit nuk ndihmon në uljen e tensioneve në gadishullin korean”, shtoi ajo gjatë një konference për shtyp.

“Kjo i ngjason më shumë një veprimi intimidues, një qasje mediatike, ndërkohë që duhet një përqendrim mbi punën diplomatike që duhet të sjellë një rregullim të situatës”, theksoi ajo.

Presidenti amerikan Donald Trump kishte njoftuar të hënën se SHBA-ja kishte vendosur të vendoste sërish Korenë e Veriut në listën e zezë të shteteve që mbështesin terrorizmin për të rritur presionin kundër programit të tij bërthamor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme