Google ADS

Milan me pesë gola kalon tutje

23:03 | 23 Nëntor 2017
Arbresh.info

Milan ka shënuar fitore të thellë ndaj Austrisë së Vjenës.

Rossonerët me përmbysje kanë shënuar fitore 5:1 në fazën e grupeve të Ligës së Evropës, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e pestë.

Mysafirët e Vjenës përmes Monschein kaluan të parët në epërsi.

Milani përmbysi gjithçka duke shënuar katër gola.

Ishte Silva dhe Cutrone që shënuan nga dy gola, dhe Rodriguez një gol në këtë fitore.

Kjo fitore e kalon Milanin në fazën tjetër të Ligës së Evropës si skuadër lidere e grupit D, me 11 pikë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme