Koalicioni mes dy aleatëve të majtë, që në Tiranë vazhdoi edhe pas zgjedhjeve të 25 qershorit, u prish të enjten në mbrëmje kur këshilltarët e LSI-së refuzuan të miratojnë disa ndryshime në buxhetin e këtij viti, për rishpërndarjen e fondeve të pashpenzuara.
I gjetur për një moment pa shumicën e votave në Këshill, përballë pozicionit të paqartë të këshilltares së FRD-së dhe mungesës në sallë të një këshilltari socialist, kryetari i bashkisë Erion Veliaj rrezikoi të rrëzohej në atë që është dokumenti më politik i një kryebashkiaku, buxheti.
Por, dy votat që i duheshin për të kaluar amendimet, Veliaj i gjeti te votat e një këshilltari republikan dhe një këshilltari të LSI-së.
Pasi votoi pro, këshilltari i LSI-së bëri këtë koment: “Kryetari i Bashkisë po punon dhe nuk dua të hy në histori si dikush që bllokoi punën në Tiranë! Për sa kohë që do punojë do vazhdoj ta mbështes me votë në Këshill”.
Në anën tjetër, Ferdinand Papadhima i Partisë Republikane nuk ka bërë asnjë koment për votën pro në mbledhjen e së enjtes të Këshillit Bashkiak. Si kundërpërgjigje, në një akt të fundit politik, kryebashkiaku Erion Veliaj liroi nga detyra Administratorët e Njësive 2, 8, 11 dhe Bërzhitë.
Veliaj foli personalisht në telefon me 4 administratorët e LSI dhe i falenderoi për kontributin 2-vjeçar në Bashki, si edhe emëroi katër administratorët e rinj nga radhët e Partisë Socialiste.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...