Një veteran i pastrehë ka ndihmuar një grua të re të bllokuar në autostradë në afërsi të Filadelfias, duke i blerë asaj gaz me paratë e fundit.
Ajo e shpërbleu me diçka më shumë se një faleminderit, transmeton portali arbresh.info
Në faqen e saj të ngritjes së fondeve, Kate McClure shkroi që ishte bllokuar në autostradë në afërsi të Filadelfias, pasi makina e saj kishte mbetur pa gaz. Ishte terr dhe ishte krejtësisht e vetmuar, kur papritmas pa një burrë duke iu afruar makinës së saj.
Një njeri i pastrehë me emrin Johnny Bobbitt, i kishte ofruar Kate-it ta ndihmonte dhe shkoi për t’ia blerë karburantin me paratë e tij të fundit.
Për aktin e mirësisë Kate u kthye më vonë për ta falënderuar duke i sjellë dhurata. Por kur mësoi se Bobbitt ishte një ish-marins dhe një ish-zjarrfikës, ajo u ndje e detyruar ta ndihmonte të merrte veten.
Ajo filloi një faqe GoFundMe për të ndarë historinë dhe për të ngritur fonde për Bobbitt. Deri më tani faqja ka ngritur 160,000 dollarë në donacione, shumë më tepër se objektivi i saj prej 10,000 dollarësh.
Kate shkroi se do të donte të përdorte fondet për të ndihmuar Bobbittin me marrjen me qira të një apartamenti, duke ia marrë një makinë dhe duke mbuluar shpenzimet prej katër deri në gjashtë muaj./Arbresh.info/
Trump cakton sekretarin e tregtisë
Kolaj nga IKD: Shteti t’i mbështesë ish-krerët e UÇK-së në H...
Diana mes lotësh largohet nga shtëpia
Gyokeres “i pamëshirshëm” për kundërshtarët, dy gola tjerë m...
Adri dhe Iliriana sonte në mbështetje të Shqipërisë
Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë ndriçohet me ngjyrat e flam...