Boronicat përmbajnë vitamina C, E dhe A dhe vitamina B komplekse. Ato i përmbajnë mineralet bakër, selen, zink, hekur, magnez, mangan dhe kalium.
Boronicat janë frutat kokërr në vendin e dytë të popullaritetit në shumicën e vendeve të botës. Gjatë gjashtë viteve të fundit është rritur konsumi i përgjithshëm i boronicave. Mund të thuhet se njerëzit janë duke u bërë gjithnjë e më të vetëdijshëm për përparësitë e tyre.
Më së miri është të hahen boronicat e kultivuara organikisht për shkak se të tjerat mund të përmbajnë nivele të larta të pesticideve të cilat i pengojnë shumë funksione trupore. Boronicat janë në listën e ushqimeve me përqindjen më të lartë të pesticideve, gjë që është arsyeja se pse është më e rëndësishme të hani boronica të kultivuara organikisht.
Boronicat ju ndihmojnë që të mbroheni nga lloje të ndryshme të kancerit, ta ruani shëndetin e zemrës dhe trurit, dhe madje edhe ju ndihmojnë që ta zvogëloni sasinë e kilogramëve të tepërt. Ato kanë shije të shkëlqyeshme dhe është lehtë t’i përfshini në dietë.
Përmbajnë më shumë antioksidantë se çdo pemë, perime dhe erëza të tjera
Antioksidantët janë komponime që i neutralizojnë radikalet e lira (molekulat e paqëndrueshme), të cilat prodhohen në trup pas ekspozimit ndaj faktorëve të dëmshëm. Antioksidantët, të cilët i gjejmë në ushqime, i mbrojnë qelizat nga efektet e dëmshme të radikaleve të lira të cilat mund t’i dëmtojnë qelizat dhe janë të lidhura me sëmundjet e zemrës dhe mëlçisë, kancerin dhe sistemin e dobësuar imunitar.
Përmirësojnë kujtesën
Aktiviteti antioksidues i boronicave mund ta përmirësojë kujtesën dhe të kontribuojë dukshëm në parandalimin e problemeve me kujtesën. Një studim ka gjetur se konsumi i rregullt i lëngut të boronicës mund ta përmirësojë kujtesën tek njerëzit e moshuar.
Mbrojnë nga kanceri
Studimet kanë treguar se boronicat mund ta zvogëlojnë rrezikun nga kanceri i gjirit dhe kanceri i zorrës së trashë, dhe se mund të ndihmojnë në ngadalësimin e përhapjes së qelizave të kancerit. Një studim ka gjetur se gratë që vuajnë nga kanceri i gjirit, të cilat çdo ditë konsumojnë 2 racione të boronicave, kanë gjasa më të larta të shërimit të suksesshëm, në krahasim me bashkëmoshataret e tyre me të njëjtën fazë të kancerit që nuk konsumojnë boronica.
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave
Presidentja dorëlirë me parat e shtetit, ndanë 10 mijë euro ...
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...