Me flokë bionde dhe me syze të dallueshme, ekspertët besojnë se kjo mund të jetë fytyra prapa vrasësit famëkeq Zodiaku.
Vrasësi serik qëlloi dhe theri pesë viktima në ngjarjen që tronditi Kaliforninë e viteve 1960, transmeton portali arbresh.info
I uritur për vëmendje, vrasësi më vonë dërgoi një seri shënimesh të koduara në lidhje me identitetin e tij, por ai asnjëherë nuk u përball me drejtësinë.
Afro 50 vite më vonë, dy ekspertë besojnë që ata mund të kenë bërë një zbulim epokal në këtë rast dhe mendojnë se personi përgjegjës, mund të jetë një i dyshuar i cili është intervistuar nga policia për vrasjen e një adoleshente në vitin 1966.
Detektivi i vrasjeve në LAPD Sal LaBarbera dhe eksperti i rasteve të vrasjeve gjakftohta Ken Mains shikuan dëshmitë nga vrasja e Cheri Jo Bates, një 18-vjeçare që ishte rrahur dhe therur për vdekje në Kaliforni.
Ata zbuluan se i dyshuari origjinal i rastit, Ross Sullivan përshtatet me përshkrimin e Zodiakut që është dhënë nga dëshmitarët okularë gjatë hetimit policor për një krim tjetër.
Një foto e Sullivan, i cili tani duhet të jetë 76 vjeç, e tregon atë me një palë syze të trasha që janë shumë të ngjashme me ato që shihen në një skicë policie të Zodiakut.
Vrasësi i Zodiakut është lidhur me pesë vrasje në periudhën 10-mujore mes dhjetor 1968 dhe tetor 1969 dhe dhjetëra të tjerë në fillim të viteve 1970./Arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?