Skënderbeu ka gjasa për kualifikim, këto janë gjasat

18:03 | 23 Nëntor 2017
Arbresh.info

Me dy pikë në vendin e fundit, por mbeten edhe dy ndeshje për t’u luajtur.

Diferenca me vendin e dytë është 3 pikë më pak, kështu që gjithçka mbetet e hapur deri në fund për Skënderbeun sa i përket kualifikimit, edhe pse sot duhet një kombinim i mundshëm i rezultatit të ndeshjes Young Boys-Partizani i Beogradit.

Në rast fitoreje të Skënderbeut dhe një triumfi të mundshëm në Beograd të miqve, atëherë Young Boys dhe Partizani mbeten me 5 pikë dhe gjithashtu Skënderbeu shkon 5 pikë. Kësisoj, në takimin e fundit në Zvicër korçarëve u duhet fitorja patjetër për të shpresuar që Partizani i Beogradit të mos triumfojë në Ukrainë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme