Nuk dëgjuam çfarëdo vërejtje për ecurinë e reformave, përkundrazi vetëm inkurajim për të vazhduar me këtë dinamikë.
Deri më tani nuk kemi marr ndonjë vërejtje të tillë, mirëpo javët në vijim janë kritike sa i takon realizimit- deklaroi Bujar Osmani, Zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane.
Qeveria nuk i llogarit si vërejtje konstatimet e Komisionit Evropian të cilat ia ka drejtuar u.d shef i misionit të për përhershëm të Maqedonisë në Bruksel, për punën e deritanishme të ekzekutivit në drejtim të zbatimit të reformave.
Zëvendëskryeministri Bujar Osmani pretendon se nga komisari Johanes Hahn nuk kanë pranuar vërejtje, por thjeshtë inkurajim për të vazhduar me tej me dinamikën aktuale. Ekspertët vlerësojnë se vërejtjet e adresuara nga KE-ja në adresë të misionerit maqedonas, nënkuptojnë paralajmërim për Qeverinë se çfarë mund t’i presë në shkurt të 2018-tës. Andrea Stojkovski thekson se këto porosi të Komisionit janë rekomandime të parakohshme se në cilat pista duhet zhvilluar reformat prioritare.
Mund të flasim për dy çështje e para, ajo është kritikë përmbajtjesore si e para nga Komisioni Evropian për këtë Qeveri, por mund ta trajtojmë edhe si rekomandim apo rikujtim se cilat janë reformat prioritare. Komisioni pret që në muajin shkurt kur edhe do të dalë me raportin e ri, të mund të konstatojë se një pjesë e mirë e vërejtjeve të Pribesë në raportin e parë dhe të dytë janë kaluar, nëse jo me tjetër, të paktën me realizmin e zgjidhjeve ligjore. Pra kjo më shumë është rekomandim se sa kritikë e vërtetë- deklaroi Andrea Stojkovski, Qendra për Strategji Evropiane . Në dokumentin drejtuar u.d ambasador në Bruksel, Vlatko Stankovski, thuhet se Komisioni mban qëndrimin se Qeveria e Zoran Zaev, harxhon shumë mund në marrëdhëniet me opinionin në vend që të fokusohet tek reformat
Forcat e sigurisë i shpërndajnë dhunshëm protestuesit në Tbi...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë uron 80- vjetorin e Çlirimit: K...
Policia e Gjilanit apelon tek të gjithë ngasësit të përshtat...
Peci dënon sulmin në objektin e Komunës së Zveçanit, publiko...
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, Kusari: Prokuroria en...