Schulz nën presion për të bërë koalicion me Merkel

17:15 | 23 Nëntor 2017
Arbresh.info

Social – Demokratët e Gjermanisë janë nën presion për të shqyrtuar mundësinë e një koalicioni me kancelaren Angela Merkel në mënyrë që të formohet qeveria.

Lideri i SPD Martin Schulz do të takohet me presidentin Frank-Walter Steinmeier, i cili po zhvillon bisedime për të thyer bllokadën, transmeton portali arbresh.info

Schulz ka refuzuar të hyjë në koalicion me Kristian-Demokratët.

Bllokada pasoi rënien e bisedimeve midis Kristian Demokratëve, Demokratëve të Lirë dhe të Gjelbërve.

Disa anëtarë të SPD-së së qendrës së majtë po i bëjnë thirrje z. Schulz që të ndryshojë mendjen dhe të formojë një “koalicion të madh” me bllokun konservator të CDU / CSU./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme