Votat me postë dhe ato me kusht tashmë kanë përmbysur rezultatin preliminar të zgjedhjeve komunale në komunën e Istogut. Në bazë të numërimit të votave, kandidati i AAK’së, Gani Dreashaj, e merr timonin e udhëheqjes së komunës së Istogut duke mposhtur kështu Haki Rugovën e LDK’së.
Ky i fundit në një deklaratë ka thënë se nuk do ta pranojë një rezultat të tillë. Thotë se i njëjti është i manipuluar.
“Ato janë vota të manipuluara dhe nuk kam koment për to. Votat e tilla unë nuk i pranoj dhe nuk e kam ndër mend që t’i pranoj deri në fund. Me këtë punë duhet të merren organet e hetuesisë. Thjesht këtu ka vepër penale. Përcilleni qartë procesin dhe shiheni se është tërësisht i manipuluar ky proces”, ka thënë Rugova për Express.
Ai deklaroi se në kutitë e votimeve ka pasur zarfe me emra të personave që jetojnë në Kosovë e që nuk janë njerëz që jetojnë jashtë.
“Po vetë fakti që po i shihni votat që vijnë bllok. Është ardh vota prej njerëzve që jetojnë në Kosovë e që nuk janë fare prej njerëzve nga jashtë. Këtu ka fakte dhe ato ne do t’i dëshmojmë”, ka thënë ai.
Ai shtoi se nuk është fare normale që të gjitha votat të shkojnë vetëm për njërin kandidat dhe tha se votat me postë janë të manipuluara dhe rrjedhimisht ai këtë proces e quan të shtrembëruar dhe nuk e pranon.
Megjithëkëtë, janë numëruar shumica e votave me kusht, votave përmes postes dhe votave te personave me nevoja të veçanta në Istog. Sipas reszultateve të deritanishme, Gani Dreshaj i AAK’së ka 671 vota më shumë se Haki Rugova i LDK’së.
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...