Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova dhe administratorja e dhomave të specializuara të kësaj gjykate, Fidelma Donlon kanë thënë sot se nuk dihet ende për viktimat, dëshmitarët dhe të akuzuarit e Gjykatës Speciale për krimet e pretenduara të ish-luftëtarëve të UÇK-së.
Trebdafilova ka deklaruar se kjo deri më tani nuk është pjesë e prokurorisë, shkruan arbresh.info.
“Sa i përket viktimave dhe dëshmitarëve, është një gjë specifike. Kjo deri më tani është pjesë e prokurorisë. Ne nuk e dimë se çka është duke bërë prokurori, kënd është duke u takuar. Deri më tani nuk dimë ndonjë gjë”, ka thënë Trendafilova.
Njëjtë është shprehur edhe Donlon.
“Ne nuk e dimë çfarë do të jenë aktakuzat dhe kush do të jenë viktimat”, është shprehur ajo.
/arbresh.info/
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...
Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me he...
Raphinha i pandalshëm edhe me Brazilin
Haradinaj: Doracaku i edukatës seksuale, sulm ndaj vlerave k...
Maqedonia e Enis Bardhit fiton dhe siguron kalimin në Ligën ...
Tonali vendimtar, Italia shënon fitore minimale ndaj Belgjik...